Kur se ke pranë dhe të qan zemra: Këngëtari shqiptar i shpreh dashurinë partneres – AlpeGossip
Kur se ke pranë dhe të qan zemra: Këngëtari shqiptar i shpreh dashurinë partneres

Kur se ke pranë dhe të qan zemra: Këngëtari shqiptar i shpreh dashurinë partneres

Këngëtari i hitit “Kthehu ti”, Blero Muharremi prej disa kohësh tashmë është në një lidhje të konsoliduar me modelen Afrona Dika, dashurinë për të cilën nuk e ka fshehur asnjëherë dhe shpesh i bën dedikime në Instagram.

Edhe sot Blero ka zgjedhur sërish Instagramin për të shprehur mallin që ka për Afronën e cila ndodhet larg tij pasi jeton në Zvicër.

“Më mungon dashuri Afrona”, shkruan Blero teksa ka postuar një foto të saj ku modelja shfaqet shumë elegante me një fustan të zi duke mbathur këpucët. “Të dua”, i komenton Afrona Bleros.

Hera e fundit kur çifti u panë bashkë ishte muajin e kaluar në New York ku festuan natën e ndërrimit të viteve.