PA NISUR MIRË/ ‘Vëllai i Madh’ dhe banorët ‘përballin’ Kejvinën me Efin dhe Mikelën! – AlpeGossip
PA NISUR MIRË/ ‘Vëllai i Madh’ dhe banorët ‘përballin’ Kejvinën me Efin dhe Mikelën!

PA NISUR MIRË/ ‘Vëllai i Madh’ dhe banorët ‘përballin’ Kejvinën me Efin dhe Mikelën!

Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të ‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, sektori i spektaklit dhe argëtimit është mbuluar më së miri edhe nga “Për’Puthen”, “Më lër të flas”, “S’e luan topi” apo edhe “Dancing With The Stars“, që është kthyer në show-n më të ndjekur tanimë. E teksa këtij të fundit është duke iu afruar finalja dalëngadalë, në Top Channel ka nisur prej kohësh puna për edicionin e dytë të “Big Brother VIP 2” dhe sonte filloi gjithçka.

Sapo ka nisur spektakli dhe kurioziteti për banorët dhe opinionistët e këtij edicioni padyshim është shumë i madh. Teksa janë zbuluar 13 banorë deri më tani, ‘Vëllai i Madh’ ka nisur me lojërat për të ndezur pak gjakrat mes konkurrentëve.

Dy personazhet e fundit që u prezantuan deri më tani janë Efi dhe Mikela të cilat janë prezantuar si një konkurrent i vetëm. Por, banorëve të tjerë iu desh të zgjidhnin një konkurrent tjetër për t’i kaluar në televotim me to ku një prej tyre që votohet nga publiku do të largohet. E gjitha kjo është një lojë dhe banorët zgjodhen Kejvinën për të vendosur përballë Efit dhe Mikelën.

Le të shohim se sa do t’i trazojë ujërat kjo lojë…/