NA SHPËTOI PA PARË/ Këngëtari i njohur flirtoi hapur me Rita Orën (FOTO) – AlpeGossip
NA SHPËTOI PA PARË/ Këngëtari i njohur flirtoi hapur me Rita Orën (FOTO)

NA SHPËTOI PA PARË/ Këngëtari i njohur flirtoi hapur me Rita Orën (FOTO)

Liam Payne dhe Rita Ora ishin të ftuar nga organizatorët të performonin hitin “For You” në koncertin e VMA-s.

Mirëpo përkëdheljet mes dy artistëve në prapaskenë, nuk kaluan pa u vënë re nga mediat.

“Dailymail” ka siguruar një video, ku Liam dhe Rita shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa përqafohen dhe përshpërisin në vesh.

24-vjeçari nuk i mbante dot duart lart Ritës dhe video është komentuar nga fansat si një flirt i hapur mes dy këngëtarëve.

Liam i dha fund historisë së dashurisë disa vjeçare me këngëtaren Cheryl, me të cilën ka edhe një djalë, për t’u lidhur me modelen Cairo Dwek.

Ndërsa Rita Ora, prej kohësh është e dashuruar me muzikantin Andrew Watt.