INSTAGRAMI I SHKËLZEN BERISHËS/ Mos ndoshta vallë Armina… – AlpeGossip
INSTAGRAMI I SHKËLZEN BERISHËS/ Mos ndoshta vallë Armina…

INSTAGRAMI I SHKËLZEN BERISHËS/ Mos ndoshta vallë Armina…

Shkëlzen Berisha, djali ish kryeministrit Sali Berisha, i cili është komentuar krahas të tjerash edhe për lidhjen me Armina Mevlanin, është bërë pjesë e  një ndër rrjeteve më të mëdha sociale, “Instagram”, më 7 qershor të 2018-s.

Ajo që të bën përshtypje në llogarinë e tij personale nuk është fakti se ka vetëm 36 fotografi, por pasja e 19 fotografive me të fejuarën e tij.

17 fotografitë  e mbetura janë kryesisht me pamje nga natyra.

Pra, lind pyetja: Mos ndoshta vallë Armina Mevlani është një nga ato të dashurat territoriale që kërkon “të zaptojë” çdo hapësirë të Shkëlzenit?

E në rast se pyetja nuk merr një përgjigje pozitive, atëhere na ngelet të themi se djali i ish-kryeministrit është një shfaqës shumë i mirë i dashurisë.