Foto&Video/ Rama nuk heq dorë nga atletet, këtë herë i ka me yje – AlpeGossip
Foto&Video/ Rama nuk heq dorë nga atletet, këtë herë i ka me yje

Foto&Video/ Rama nuk heq dorë nga atletet, këtë herë i ka me yje

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuari i parë në emisionin “Zonë e Lirë” në TV klan.

Teksa u pa të hynte në studion e Çanit, u vu re një detaj i pa ndryshuar, atlete dhe kostum, që Kryeministri Rama i përdor prej kohësh, shkruan opinion.al

Po ashtu një tjetër aksesorë që Rama e ka shtuar së fundmi në veshjen e tij janë yjet, të cilat i vendos sipër xhaketës. Yjet kryeministri ka pasur edhe në atletet që ai mbante veshur gjatë ardhjes sonte në “Zonë e Lirë”.

I pyetur nga Çani se çfarë atletesh ishin “All Star” apo “Super Star”, Rama tha se nuk ka rëndësi, rëndësi ka që janë me yje.