Si të jesh stil pas të 50-tave – AlpeGossip
Si të jesh stil pas të 50-tave

Si të jesh stil pas të 50-tave

Mendojmë shpeshherë se të jesh stil nënkupton të jesh e re dhe energjike. Të kesh kohë ekstra të mendosh veshjen, të mbash rradhë në parukeritë e mira, të bësh shopping çdo dy ditë si dhe të kesh trupin e modeleve. Më lini t’ju them se moda është krijuar për t`i ardhur në ndihmë çdo moshe. Veshja bëhet për t`i ardhur në ndihmë formave të trupit, kushdo qofshin ato dhe jo e anasjellta. Për t’ju përgjigjur shumë zonjave që na kanë shkruajtur, këtë të hënë, dua të fokusohem tek gardëroba e zonjave mbi moshën 50 . Cilat janë këshillat praktike, veshjet që duhet t`i shmangin si dhe ku duhet të këmbëngulin.

  • Qëndoni tek prerjet klasike

Kur them klasike nuk nënkuptoj stilin e vjetër me të cilin jemi mësuar t`i shohim zonjat. Një xhaketë e zezë, fund me një palë mbrapa jo më shumë se 4 cm , këmisha me jaka të mëdha dhe vata tek supet, jo. Fjala klasike ka brenda “klas”-in, pra nëse ajo që jeni mësuar ta quani të tillë nuk ju bën të ndjeheni sharmante, e sofistikuar dhe elegante, keni qënë duke e quajtuar me emrin e gabuar. Pak tegela qepjeje, ose të jenë sa më të padukshëm, nuanca që ju amplifikojnë tiparet dhe sa më pak detaje si lule, xixa apo varëse shumëngjyrëshe.

  • Zgjidhni këmishën e bardhë ideal

Në këtë rast zgjedhjen e keni mjaft të thjeshtë sepse këtë sezon kemi qënë duke promovuar këmishat më novatore të 10 viteve të fundit. Materiali është përmirësuar ndjeshëm si dhe dizajni ju jep mundësinë të jeni pak më trendi se zakonisht.

  • Xhaketën duhet ta bëni me porosi

Shumë rrallë një xhaketë e blerë ju rri siç duhet tek supet, gjatësia e mëngës duhet shkurtuar, xhepat mund të jenë më të mëdhenj se sa duhet si dhe beli nuk amplifikohet. Mos e bëni të zezë, të paktën jo të gjitha xhaketat në gardërobë. Zgjidhni blu të errët, jeshile ushtarake, si dhe ndonjë burgundy tek tuk.

  • Ju duhet një çantë cilësore.

 

 

Kur vjen puna tek aksesorët kam dëgjuar mjaft raste që çanta s’ka ndonjë rëndësi të madhe. Por ka edhe raste kur shoh zonja të moshuara me çanta të kuqe, buzë të kuqe dhe flokë të kuqe. Këshilla ime është më mirë të keni një çantë të mirë dhe të zezë se sa shumë ngjyra bashkë që mund të mos jenë në lartësinë e duhur.

  • Mos i neglizhoni syzet e diellit

Zgjidhni një palë në nuancë natyrale dhe markë që t’ju mbrojnë nga rrezet e dëmshme të diellit. Sepse nuk ka imunitet ndaj rrudhave në asnjë moshë.

  • Për festa vishni të kuqe

Mos kini frikë të vishni detaje të kuqe për dy arsye. E para, është tendencë dhe e dyta do dukeni shumë e sofistikuar. Por duhet të zgjidhni prerjen dhe dizajnin e duhur.