LUIZI I THA SE DO DEBATOJË ME ERMIONËN/ Eva thotë emrin e një tjetër banoreje: Mbase mund të… – AlpeGossip
LUIZI I THA SE DO DEBATOJË ME ERMIONËN/ Eva thotë emrin e një tjetër banoreje: Mbase mund të…

LUIZI I THA SE DO DEBATOJË ME ERMIONËN/ Eva thotë emrin e një tjetër banoreje: Mbase mund të…

Eva Alikaj ishte një nga banoret që u ngrit e para nga gjumi dhe u ul të konsumonte kafen e mëngjesit me Luiz Ejllin dhe Dea Mishel.

Gjatë bisedës së tyre, këngëtari i tregoi aktores se si janë organizuar punët e shtëpisë gjatë gjithë kësaj kohe.

Luizi tha se ai gjithmonë ka pastruar oborrin, ka larë filxhanët, palos batanijet që janë lënë në oborr për t’u mbuluar, ndërsa i tha se një herë ka larë edhe banjat.

Por jo vetëm kaq, pasi duke biseduar, Eva i tha Luizit, Deas dhe Beatit se ajo ka përshtypje të mirë për të gjithë banorët dhe se i pëlqejnë të gjithë.

Luizi i tha asaj se ajo ka për t’u zënë me Ermionën, por Eva e kundërshtoi mendimin e këngëtarit. Sipas saj, ajo mbase mund të debatojë me Oltën, por jo me Ermionën.