E dini që kjo është gazetarja që di të kombinohet më mirë? – AlpeGossip
E dini që kjo është gazetarja që di të kombinohet më mirë?

E dini që kjo është gazetarja që di të kombinohet më mirë?

Esther Quek është një ndër vajzat më me stil të Instagramit e cila numëron mbi 36,000 ndjekës të cilët janë gjithnjë në rritje. Vajza nga Singapori ka studiuar gazetari dhe për momentin është kryeredaktorja e Citizen K Arabia. Ka spikatur me stilin e saj gjysmë mashkullor që herët, duke u fotografuar nga Vogue dhe Style.com. Sot është një nga personazhet që kam zgjedhur për të na dhënë një frymëzim të ri. Meqë trendi këtë sezon këmbëngul tek kostumi mashkullor, Esther na e tregon se si mund të jemi plot detaje në street style.
Duket se stili i saj anon nga ‘Tom Boysh’ , por me një prekje femërore. U njoha virtualisht me të përmes rrjeteve sociale dhe vendosa ta marr si shembull sa herë më duhet të kombinoj një kostum me prerje biznesi. Mënyra artistike se si i kombinon kravatat dhe këmishat është kaq unike sa u ka bërë përshtypje dhe revistave me famë botërore. Sot kerkohen ide të reja në stilim më shumë se sa veshje të reja. Sidomos në vendin tonë të vogël kemi kaq shumë nevojë për mendje të reja dhe ngjyra unike. Po ju lë të shijoni galerinë.