E TRISHTË/ Gruaja e aktorit të njohur humb fëmijën në muajin e tretë të shtatzënisë – AlpeGossip
E TRISHTË/ Gruaja e aktorit të njohur humb fëmijën në muajin e tretë të shtatzënisë

E TRISHTË/ Gruaja e aktorit të njohur humb fëmijën në muajin e tretë të shtatzënisë

Hilaria Baldwin tronditi ndjekësit e saj në Twitter dhe Instagram të enjten pasi dha një lajm vërtet shqetësues.

Gruaja 35-vjeçare e Alec Baldwin pozoi për një selfie para pasqyrës e veshur vetëm me të brendshme dhe zbuloi se ajo nuk ishte më shtatzënë dhepo përjetonte humbjen e fëmijës së saj të pestë.

“Unë dua të ndaj me ju lajmin se jam duke përjetuar një abort”, shkruante mësuesja e yoga-s në një postim të gjatë Instagram.

“Gjithmonë i kam premtuar vetes se nëse do të mbetesha përsëri shtatzënë, do të ndaja lajmin me ju shumë herët, edhe nëse kjo do të thotë se po vuaj një humbje në publik”.

Ish-ylli i televizionit shtoi: “Unë kam qenë gjithnjë e hapur me ju të gjithë për familjen time, stërvitjen, shtatëzënitë … dhe nuk dua ta mbaj këtë të fshehur vetëm sepse nuk është aq pozitive sa të tjerat”.

Bashkëshorti i saj Alec e mbështetin gruan e tij duke ri-postuar imazhin e saj në profilin  e tij në Instagram, duke shkruar thjesht:

“Gruaja ime është e mirë dhe bujare që mbështet gratë e tjera …”.

Hilaria gjithnjë ka bërë publike fotot e shtatzënive ndër vite.