“GJËRAT QË TË BËJNË TË NDIHESH ME FAT?” Ededa Tarifa na tregon me këto FOTO ata pak njerëz që është e përqëndruar më shumë këtë vit – AlpeGossip
“GJËRAT QË TË BËJNË TË NDIHESH ME FAT?” Ededa Tarifa na tregon me këto FOTO ata pak njerëz që është e përqëndruar më shumë këtë vit

“GJËRAT QË TË BËJNË TË NDIHESH ME FAT?” Ededa Tarifa na tregon me këto FOTO ata pak njerëz që është e përqëndruar më shumë këtë vit

Eneda Tarifa ka në fokus familjen dhe këtë e ka bërë të qartë me përgjigjet që ktheu në një intervistë virtuale me fansat e saj.

Pa shumë komente dhe fjalë zemre, siç bëjnë shumica, Eneda ka folur me anë të fotove, ku përgjigjja e disa pyetjeve ka pasur një emërues të përbashkët: Familjen.

Për herë të parë me anë të fotove ajo na ka treguar edhe prindërit e saj, për të cilët shpesh edhe ka folur. Megjithatë këngëtarja është nga ata persona që jetën private e mban të fshehtë dhe këtë gjë nuk ka plan ta ndryshojë.

Vetëm pak ditë më parë Eneda tha që nuk e çon në mend një martesë të dytë pas divorcit dhe mesa duket është mjaft e kënaqur nga jeta e saj si beqare. Për të mjaftojnë vajza dhe prindërit të cilët janë edhe forca më e madhe.