SURPRIZA ROMANTIKE/ Ja me çfarë dhuratash zgjohet Zaimina Vasjari në mëngjes (FOTO) – AlpeGossip
SURPRIZA ROMANTIKE/ Ja me çfarë dhuratash zgjohet Zaimina Vasjari në mëngjes (FOTO)

SURPRIZA ROMANTIKE/ Ja me çfarë dhuratash zgjohet Zaimina Vasjari në mëngjes (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, ndonëse prej vitesh tashmë ka hequr dorë nga muzika vazhdon ende të jetë shumë e komentuar dhe e pëlqyer nga publiku. Siç dihet një vit më parë Zaimina u bë nënë e një vajze që e pagëzoi me emrin Khloe dhe ju dedikua tërësisht familjes dhe biznesit.

Bukuroshja shqiptare dhe bashkëshorti i saj Klodi janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe këtë gjë nuk ngurrojnë ta tregojnë në postime të ndryshme në Instagram.

Së fundmi, Zaimina ka publikuar një foto ku shihen dy buqeta me trëndafila rozë dhe të bardha në formën e zemrës. Siç duket trëndafilat janë një surprizë nga bashkëshorti i saj i cili kujdeset që gjithmonë që të jetë romantik me këngëtaren.