”KËNGA MAGJIKE 2019”/ Zbulohen 3 artistët e parë që do të performojnë – AlpeGossip
”KËNGA MAGJIKE 2019”/ Zbulohen 3 artistët e parë që do të performojnë

”KËNGA MAGJIKE 2019”/ Zbulohen 3 artistët e parë që do të performojnë

Siç dihet me nisjen e sezonit të ri të spektaklit “E diela shqiptare”, në ekranin e Tv Klan do të nis edhe spektakli “Kënga Magjike” që pritet që këtë vit të sjell shumë surpriza. Siç është lajmëruar më parë do të ketë ndryshime në mënyrën e votimit dhe gjithashtu juria e artistëve të rinj nuk do të jetë si vitin e kaluar.

Arben Skënderi, Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi, Enkel Demi do të jenë anëtarët e jurisë, ndërkohë që përkrahë Arditit do të prezantojë edhe Adrola Dushi. Siç duket këtë vit do të ketë një konkurrencë të fortë mes artistëve pasi shumë prej tyre kanë nisur që tani të deklarojnë pjesëmarrjen e tyre.

Ditën e djeshme ishte këngëtarja e njohur, Linda Halimi, që lajmëroi se pas 9 vitesh do të kthehet në spektaklin e njohur, ndërkohë së fundmi nëpërmjet postimve në Instastory edhe ish fituesja e “Kënga Magjike”, Anxhela Peristeri ka lajmëruar pjesëmarrjen dhe gjithashtu këngëtari Ardit Çuni i cili një vit më parë mori vëmendjen e të gjithëve me bashkëpunimin me Daniela Tocin.