5 mënyrat që nuk e dini me të cilat mund të merrni sëmundje seksualisht të transmetueshme – AlpeGossip
5 mënyrat që nuk e dini me të cilat mund të merrni sëmundje seksualisht të transmetueshme

5 mënyrat që nuk e dini me të cilat mund të merrni sëmundje seksualisht të transmetueshme

Të gjithë e dimë që seksi i pambrojtur, domethënë marrëdhëniet seksuale pa kontraceptivë, është shkaktari kryesor i marrjes dhe përçimit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST).

Po a e dinit që ka edhe mënyra të tjera të marrjes së këtyre infeksioneve, përveç atyre që kemi mësuar në libra e në shkollë – të cilat nuk kanë asnjë lidhje me seksin?

Gjëja më e frikshme është që, edhe nëse jeni të kujdesshëm, edhe nëse përdorni kontraceptivë dhe testoni çdo person, sërish mund të prekeni nga këto sëmundje.

Ja cilat janë disa nga mënyrat nga të cilat mund të merrni SST:

Vazelina e buzëve
Ka dy lloje herpesi: tipi i parë – oral dhe tipi i dytë – gjenital. Nëse dikush ka herpes oral dhe përdor vazelinë rreth zonës së infektuar mund të shpërndajë virusin te të tjerët. Si? Nëse të tjerë përdorin të njëjtën vazelinë buzësh, atëherë mundësia për ta marrë infeksionin është shumë e madhe.

Mjekra
Pavarësisht se mjekra e gjatë mund të jetë në modë kohët e fundit, ajo është vendi më i mirë ku mund të rriten mikroorganizma si bakteret, të cilat shkaktojnë infeksione dhe herpes. Pra, nëse doni të mbani mjekër të gjatë bëni mirë të përmirësoni higjienën ose ta hiqni fare.

Depilimi me dyllë
Për shumicën e femrave, depilimi me dyllë është kthyer në një “regjim”. Por ajo që shumica nuk di është se depilimi me dyllë mund të jetë një mënyrë për transmetimin e sëmundjeve e infeksioneve seksuale. Dylli i përdorur një herë, nëse përdoret për të disatën herë kthehet në mjetin potencial për të kaluar infeksionin nga një person te tjetri.

Tatuazhet dhe piercing
Nëse vendosni të bëni një tatuazh ose piercing duhet të jeni në dijeni se rrezikoheni nga kontakti me një sëmundje seksualisht të transmetueshme. Gjilpërat e përdorura mund të kenë hepatit B ose C – ose edhe HIV – dhe nëse nuk pastrohen mirë, mund t’i përçojnë këto viruse nga një person në tjetrin. Prandaj, bëni mirë që veglat e punës të jenë të pastruara dhe të dezinfektuar para bërjes së tatuazhit apo piercing-ut.

Prekjet në vendet intime
Mundësia për të marrë herpes nga prekjet në vendet intime është jashtëzakonisht e madhe. Kjo sepse baktere të ndryshme, të cilat janë rreziku kryesor i infeksioneve të ndryshme si hepatit apo herpes. Prandaj, higjiena e mirë është zgjidhja e vetme për të larguar rrezikun e marrjes së një virusi.