SKANDALI QË PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Teas i nxjerrin fotot duke u puthur me Beartin – AlpeGossip
SKANDALI QË PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Teas i nxjerrin fotot duke u puthur me Beartin

SKANDALI QË PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Teas i nxjerrin fotot duke u puthur me Beartin

Për ditë me rradhë Shqipja ka akuzuar Tean se është në një lidhje me Beartin e madje publikoi disa foto ku ata shfaqeshin në të njëjtat vende.

Tea i mohoi akuzat e Shqipes dhe dy ditë më parë përmes disa videove hidhte poshtë si fotot ku shfaqej me Beartin, edhe thashethemet se ajo njihet me Andin jashtë “Përputhen”.

Mirëpo sot Meridian Ramçaj i ka publikuar Teas foto kompromentuese që zbardhin të vërtetën. Në këto foto Tea dhe Bearti shfaqen duke u puthur, ç’ka tregon se mes tyre vërtet ka diçka.

“Kush janë këta të dy që më sollën në Instagram? Dini gjë ju? Faleminderit ata që na besuan. Opinionisti kryesor mund të dijë më shumë, por ne nuk mbetëm pas me dy puntata njohje të kuptojmë të vërtetën”, shkruan Meridiani.

Të gjithë këtë rrëmujë që është krijuar na mbetet të na e sqarojë Tea, e cila javën e kaluar doli e përputhur nga emisioni me Andin.