NDODHET NË TURQI/ Zbulohet arsyeja pse të gjitha mediat turke po shkruajnë për Genta Ismailin – AlpeGossip
NDODHET NË TURQI/ Zbulohet arsyeja pse të gjitha mediat turke po shkruajnë për Genta Ismailin

NDODHET NË TURQI/ Zbulohet arsyeja pse të gjitha mediat turke po shkruajnë për Genta Ismailin

Këngëtarja e njohur Genta Ismaili ka udhëtuar së fundmi për në Turqi. Ajo ka publikuar në rrjete sociale foto dhe video që tregojnë se këngëtarja e ka shijuar dhe po e shijon çdo moment. Mirëpo një arsye e forte e ka çuar Gentën në Turqi dhe gjithë mediat turke po shkruajnë për të.

Ajo po përgatit një duet me një ndër këngëtarët më të njohur turk, emri i të cilit do të mbahet sekret deri në momentin e publikimit. “Këngëtarja erdhi në Stamboll për të bërë një duet me një nga artistët më të njohur të Turqisë, emri i të cilit po mbahet sekret. Me gjithë insistimin, Genta nuk e zbuloi emrin”, ka shkruar mes të tjerash një ndër gazetat turke “HÜRRIYET”.

Mbetet të presim që Genta të publikojë këngën e cila me siguri do të kthehet në hit. Këngëtarja e ka ndarë lajmin me ndjekësit e saj në Instagram.