Redona Koçi i ka çmendur të gjithë me pozat provokuese që publikon në Instagram ku e ndjekin mijëra njerëz. Bukuroshja brune ka rënë shpesh në sy për format perfekte të cilat edhe i ekspozon me fotot me rrobabanjo apo setet e ndryshme fotografike.
Redona ishte e ftuar së fundmi në “Glamour Zone”, ku u pyet sesi reagojnë prindërit e saj kur i shohin këto foto.
Modelja tregoi se familja e saj nuk e kanë fare problem sepse kanë ndryshuar e nuk janë më fanatikë.
“Nuk i shohin fare fotot e mia, s’merren fare me mua. Mami thotë më lër rehat. Nuk janë fanatikë prindërit e mi, kanë qenë, por kanë ndryshuar”, tha Redona.