Elvana Gjata ”godet në shenjë”: Zbulon bashkëpunimin me reperin e famshëm amerikan (FOTO) – AlpeGossip
Elvana Gjata ”godet në shenjë”: Zbulon bashkëpunimin me reperin e famshëm amerikan (FOTO)

Elvana Gjata ”godet në shenjë”: Zbulon bashkëpunimin me reperin e famshëm amerikan (FOTO)

Vetëm pak javë pas publikimit të albumit të saj të tretë me titull “3EP”, Elvana Gjata ka surprizuar sërish fansat e saj.

Gjatë ditës së sotme, këngëtarja e njohur ka bërë të ditur në Instagram se hiti i saj më i ri është gati dhe se kësaj radhe, ajo nuk do të vijë e vetme, por në një bashkëpunim me një emër tepër të famshëm të muzikës rep në Amerikë.

Bëhet fjalë për reperin Ty Dolla $ign, me të cilin Gjata ka bashkëpunuar për këngën me titull “Off Guard” dhe siç ka lajmëruar ajo, kënga do të publikohet më 6 prill.

Ky bashkëpunim pritet të jetë suksesi i radhës i Gjatës në tregun ndërkombëtar të muzikës, ku ajo po punon përkrah producentit të famshëm Poo Bear.

New single "Off Guard" feat. @Ty Dolla $ign out 06.04🌊 #offguard

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on