Buqetë apo kopësht lulesh? Qindra trëndafila dhe mesazhe të koduara në shtëpinë e Dorina Memës – AlpeGossip
Buqetë apo kopësht lulesh? Qindra trëndafila dhe mesazhe të koduara në shtëpinë e Dorina Memës

Buqetë apo kopësht lulesh? Qindra trëndafila dhe mesazhe të koduara në shtëpinë e Dorina Memës

Jemi mësuar tashmë që instruktorja e fitnesit, Dorina Mema të surprizohet me buqeta të mëdha lulesh kur ajo udhëton drejt Dubait ku edhe kaloi disa kohë duke punuar atje. Dorina ka treguar në emisione të ndryshme se në Katar ka bërë shumë miq dhe ata e vlerësojnë shumë ndihmën që ajo i ka dhënë për të rregulluar pamjen e tyre e për t’i hyrë sportit për një jetë më të shëndetshme ndaj dhe shpesh bëjnë surpriza të tilla.

Ama qindra lulet që erdhën mbrëmjen e djeshme në apartamentin e saj në Tiranë, na u dukën paksa ndryshe. Me shumë mundësi ndonjë përvjetor apo thjesht një gjest spontan dashurie pasi në qindra trendafila të kuq, më sipër ishte shkruar vetëm një numër: 16.

“Ku do të flini ju sonte?” – ka shkruar Dorina duke dashur të tregojë se buqeta ka qenë aq e madhe sa ajo edhe mund ta përdorte si krevat. Ndërkohë që në ‘hashtag’ ajo ka shkruar “16 korrik”. Domethënë, diçka ka ndodhur në 16 korrik se jo më kot është shkruar numri 16. Shumë dashuri në këtë surprizë, mbetet vetëm për tu zbuluar cili është dërguesi që emocionoi Memën siç në fakt çdo vajzë do të pëlqente.