Kënga Magjike është pa dyshim një “Grammy” shqiptare.
Këngë fantastike çdo vit, garë e fortë në mes artistëve dhe dëshirë e zjarrtë për të rrëmbyer çmimin e parë.
Dhe sistemi i veçantë i përzgjedhjes së votuesit, e ka bërë këtë festival edhe më dinamik dhe interesant.
Por producentit të këtij festivali, moderatorit e këngëtarit Ardit Gjebrea, festivali që bën e 20 vjet, i ka prishur shumë punë me këngëtarët.
“Unë nuk jam menaxher, unë jam artist. Dhe artistët i trajtoj si do doja të më trajtonin ata mua. Si sot doja unë të më trajtonin në koncert. Padiskutim që ka pasur krisje dhe më ka ardhur shumë keq sepse nuk jam mirëkuptuar. Nuk ndikoj dot në votat e këngëtarëve”, ka thënë Gjebrea në emisionin Thumb.