Ekzistojnë disa lëvizje shumë të thjeshta, të cilat e acarojnë jashtëzakonisht shumë këngëtaren Bleona Qereti.
Gjatë lojës ‘5 sekonda’ në Why Not në Ora News, moderatorja Roza Lati duhet të përmende tre gjëra që nuk duhet ti bëjë kurrë një person i famshëm. “Të mos zihen në publik, të tregojnë kë kanë partner në publik dhe të hanë me gojë hapur”, tha Roza, më njërën prej të cilave Bleona ra dakort.
“Mbllaçitja më shkatërron mua. Si publik si pa publik, më shkatërron. Të hani me gojë hapur çimçakiz dhe të pini kafe duke e thithur. Nëse do të jesh armiku im, bëj atë dhe të them ‘Përjashta'”, u shpreh Bleona.