Për shkak të stilit të veçantë dhe këngës “Dashuri e hidhur” që rrëmbeu zemrat e publikut, me siguri e mbani mend Malda Susurin. Ajo u bë e njohur 12 vite më parë në “Top Fest”.
Pas pjesëmarrjes në atë festival, Malda publikoi këngët “Larg vetes” dhe “S’të kam afër” e më pas për një kohë të gjatë u zhduk nga vëmendja e publikut. Po çfarë bën Malda sot?
Malda vazhdon profesionin si këngëtare duke performuar në disa ambiente muzikore në Kosovë. Ajo është edhe pjesë e një kompanie ku drejton departamentin e dizajnit.
Sa i përket pamjes, Malda vazhdon të mbajë të njëjtin look modern me flokë të shkurtra.