JU KA HYRË UJË NË VESH? Provoni këto 6 mënyra që sugjerojnë mjekët – AlpeGossip
JU KA HYRË UJË NË VESH? Provoni këto 6 mënyra që sugjerojnë mjekët

JU KA HYRË UJË NË VESH? Provoni këto 6 mënyra që sugjerojnë mjekët

Gjithnjë kemi bërë një lëvizje kur uji na futet në njërin nga veshët tani: kemi kërcyer me një këmbë në mënyrë që ai të dilte ose kemi fjetur në anën e veshit që na është futur uji. Kjo gjë mund të ndodhë, sidomos pas një dite aktive në det ose një ditë kur ka pasur shumë dallgë. Por përtej ditëve të plazhit na ndodh dhe në dush shumë shpesh. Ndonëse nuk është domosdoshmërish një rrezik i madh për të vizituar mjekun, futja e ujit në vesh mund të jetë e dhimbshme dhe mund të shkaktojë një infeksion.

Sipas Dr Farhad Chowdhury, një mjek në New Jersey, uji i futur brenda veshit tuaj është kapur  shpesh përzihet me dyllin dhe ngjitet pas tij, duke ju lënë me ndjenjën se veshi juaj është i bllokuar. Dhe nëse qëndron në një kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë më shumë se vetëm siklet. “Problemi i bashkimit të dyllit me ujin që është futur në vesh është habitat perfekt për të mbledhur bakteret. Më poshtë keni disa mënyra se si ta largoni ujin nga veshi juaj:

 

Chowdhury rekomandon që të përkulesh në anën që keni veshin e bllokuar dhe ta tërhiqni butësisht. “Duke e tërhequr atë , ju jeni duke manipuluar kanalin e veshit dhe kjo ndihmon vetë daljen e ujit” thotë ai.

Metoda e mbulimit: Ju mund të përdorni dorën tuaj për të krijuar një vakum për të ndihmuar që uji të bjerë nga veshi juaj, thotë Chowdhury. Nxirrni kokën tuaj anash dhe bllokojeni veshin me pëllëmbë.  Pastaj hiqeni atë për të krijuar një thithje e cila duhet t’ju ndihmojë që uji të dalë.

Një kompresë e ngrohtë: sipas Chowdhury, nxehtësia nga kompresa do të ndihmojë të shkrijë ujin i cili mund të jetë bashkuar me dyllin. Ky i fundit do të dalë nga veshi duke liruar dhe ujin që mban me vete.

Një recetë popullore: Përzieni uthullën e mollës me pak alkool dhe përdorni një pikatore si për te hedhur alkoolin borik. Mjaftojnë 3 deri ne 5 pika.

Shihni një mjek: Natyrisht në shumicën e rasteve uji del nga veshi, në të kundërt nisa ka më shumë se 24 orë aty duet të shkoni te një mjek.