“IDHULLI I PARË DHE I FUNDIT…”/ Një person publik e paska inspiruar Einxhel Shkirën të bëhet kjo që është sot (FOTOT) – AlpeGossip
“IDHULLI I PARË DHE I FUNDIT…”/ Një person publik e paska inspiruar Einxhel Shkirën të bëhet kjo që është sot (FOTOT)

“IDHULLI I PARË DHE I FUNDIT…”/ Një person publik e paska inspiruar Einxhel Shkirën të bëhet kjo që është sot (FOTOT)

Shumica prej nesh e kanë një idhull ose le të themi një shembull në jetë, nga i cili frymëzohemi për të ndërtuar të ardhmen tonë.

Një idhull të tillë e ka pasur edhe moderatorja Einxhel Shkira, e cila na e tregoi së fundmi në një shkrim të gjatë e inspirues në InstaStory.

Einxhel ka treguar se frymëzimi i saj ka qenë Ambra Angolini, asokohe një 14-vjeçare e cila moderonte emisionin më të famshëm në Itali 25 vite më parë, “Non e la Rai”.

Në pak kohë, Ambra u shndërrua në ikonë të të rinjve dhe i dha zemër shumë të tjerëve të ndiqnin ëndrrat e tyre. Sipas Einxhelit, të mos ishte për Ambra-n, as ajo vetë nuk e di ç’do të bëhej me jetën e saj sot.

“Ambra, idhulli im i parë dhe i fundit në ekran. Kur e pashë për herë të parë isha shumë e vogël, por e kuptova se kush dua të jem dhe çfarë doja të bëhesha kur të rritesha. Që nga ajo ditë doja të isha si Ambra, jo të imitoja atë, por të inspiroja njerëz dhe vajza të tjera të ëndërrojnë, që ashtu si unë një njeri i vetëm bëri që sot të jem këtu ku jam, të bëj këtë që bëj e të jem kjo që jam.”- shkruan ndër të tjera moderatorja, e cila më tej pranon se ka qarë një javë për mbylljen e emisionit që i ndryshoi jetën.