”SPO SHIHET KËRKUND FAMILJA”/ Fansat menduan se ai i gënjeu, reagon Capital T: S’ka nevojë… (FOTO) – AlpeGossip
”SPO SHIHET KËRKUND FAMILJA”/ Fansat menduan se ai i gënjeu, reagon Capital T: S’ka nevojë… (FOTO)

”SPO SHIHET KËRKUND FAMILJA”/ Fansat menduan se ai i gënjeu, reagon Capital T: S’ka nevojë… (FOTO)

Pas super koncertit madhështor ‘Time Capsule’ që mbajti në Tiranë duke ndezur të gjithë atmosferën, Capital T ka nisur disa ditë pushimi shumë të merituara. Ai ka shpërndarë me ndjekësit e tij foto nga vendi ku po qëndron momentalisht.

Ndërmjet fotove të publikuara në profilin e Instagramit, Capitali ka zbuluar se po pushon me familjen duke shkruar: “Koha më e mirë është koha që kaloj me familjen time.” Mirëpo në fotot në fjalë, familjari i vetëm është 2Po2 dhe kjo ka bërë që fansat t’ia nisin nga komentet e ndryshme mosbesuese.

Një prej ndjekësve të tij ka komentuar: ‘’S’po shihet kërkund familja veç 2PO2-shin po e shohim.” Capitali ka vendosur t’i përgjigjet për të shuar dyshimet. S’ka nevojë t’i shohësh, me rëndësi janë aty”, ka shkruar ai.