Ka fansa po ka dhe “të çmendur”! 7 gjërat më të çuditshme që kanë bërë ata për VIP-at shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
Ka fansa po ka dhe “të çmendur”! 7 gjërat më të çuditshme që kanë bërë ata për VIP-at shqiptar (FOTO)

Ka fansa po ka dhe “të çmendur”! 7 gjërat më të çuditshme që kanë bërë ata për VIP-at shqiptar (FOTO)

Të kesh sa më shumë fansa, padyshim është sukses për çdo personazh të njohur publik. Por mes fansave ka edhe admirues të çmendur që do bënin gjithçka për idhullin e tyre. Fansat që “Xing.al” do t’ju tregojë më poshtë i kanë kaluar parashikimet me dhuratat apo veprimet që kanë bërë për VIP-at shqiptar.

 

1.Emrin Uljan Kolgjegja tashmë e njihni të gjithë. Taksisti u bë shumë i famshëm 3 vite më parë kur bëri tatuazh në krah Marina Vjollcën.

Madje Uljani i propozoi edhe martesë Marinës ndërsa taksinë e tij e mbushi me postera të moderatores ku në njërin prej tyre shkruhej “Princesha ime”.

2.Teksa Marina ka kaluar paqësisht situatat me fansat e apasionuar pas saj, me Luanën nuk ndodhi kështu. Këngëtarja fillimisht në shenjë respekti i pranoi të gjitha buqetat me lule që i vinin, por më vonë kur fansi Besmir Lila filloi ta përndiqte, Luana u detyrua ta denoncojë.

Prokuroria zbuloi se Lila i kishte dërguar 60 faqe mesazhe Luanës të cilat ishin kthyer në shqetësim për këngëtaren. Ai madje i kishte mësuar Luanës adresën e shtëpisë e të punës dhe e priste vazhdimisht aty.

3.E famshme u bë pak kohë më parë edhe një vajzë, identiteti i të cilës nuk u bë i ditur, por ajo çfarë bëri për idhullin e saj, Noizy bëri bujë. Bjondja kishte bërë tatuazh prapa kokës fytyrën e reperit.

Video e saj ku tregonte tatuazhin bëri xhiron e rrjetit dhe shumë portale vajzën e quajtën “Fansja më e çmendur e Noizyt”.

4.Një tjetër video që bëri bujë është kjo ku teksa Enca këndon gjatë një koncerti, një fans ngjitet në skenë dhe kërcen me të. Këngëtarja bën lëvizje shumë provokuese duke e nxehur situatën aq sa fansi heq edhe bluzën.

 

5.Ndërsa një tjetër fans i Encës adhurimin për këngëtaren e ka shprehur në një mënyrë tjetër. Ai ka vizatuar në kokë portretin e këngëtares, veprim që e gëzoi shumë Encën.

6.Fansave që kanë bërë tatuazh idhujt e tyre i shtohet edhe fansi i Stresit. Ai kishte vizatuar në kraharor reperin me mbishkrimin “Reper i vërtetë”. “S’di çfarë të them për ty që e ke bërë këtë tatuazh. Të pres në lagje, Zoti qoftë me ty! Pa fjalë, surpriza e parë në jetë”, kishte shkruar Stresi.

7.Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka admirues që bëjnë gjëra të çmendura për ta. Taksisti i famshëm Uljan Kolgjegja nuk adhuronte vetëm Marinën, por edhe Berishën. Portretin e doktorit ai e bëri tatuazh në kraharor.