Është mbyllur me sukses spektakli i jashtëzakonshëm i “The Voice Kids of Albania”, që mbajti të mbërthyer miliona shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në mbarë botën, në ekranin e Top Channel.
6 finalistët e nisën mbrëmjen me një kolazh të “I like to move it”; I’m a believer”; dhe “Get Down”, e së bashku me ish-konkurrentët dhuruan një performancë fantastike për mbrëmjen më të rëndësishme të rrugëtimit të tyre në spektakël.
Fitues i ketij edicioni u shpall Denisi nga skuadra e Miriam.
Rrugëtimi i tij nisi në momentin që në ‘Audicionet e Fshehura’ iu kthyen trajnerët dhe zgjodhi t’i bashkohej skuadrës së trajneres Miriam Cani.
Fitorja e tij në ‘Beteja’ kundër Anjës dhe Ermës dhe vendimi i trajneres për t’i ruajtur një vend në ‘Netët Live’, e bëri artistin e vogël të kapërcente javë pas jave vështirësitë e garës duke e sjellë deri në mbrëmjen finale ku dhe triumfoi si ‘Zëri më i mirë i Shqipërisë për fëmijë!’.
Denisi është artisti, i cili me mbështetjen e publikut, ia doli të rrëmbente trofeun e madh të ‘The Voice Kids Albania’./AlpeNews.al