I kërkon falje vjehrrës, ajo nuk e pranon si dhëndër: Ti je i dhunshëm dhe gënjeshtar… – AlpeGossip
I kërkon falje vjehrrës, ajo nuk e pranon si dhëndër: Ti je i dhunshëm dhe gënjeshtar…

I kërkon falje vjehrrës, ajo nuk e pranon si dhëndër: Ti je i dhunshëm dhe gënjeshtar…

Shkëlqim Duraku ishte personazhi i historisë së dytë në programin “Dua të të bëj të lumtur”.
Para dy vitesh ai ishte njohur me Ornelën. Me kalimin e muajve kishin rënë në dashuri dhe ishin lidhur me njëri-tjetrin. Tashmë ata ishin fejuar dhe Ornela ishte 7 muajshe shtatzanë. Por në momentin që Shkëlqimi ishte njohur me nënën e Ornelës, zonjën Kajsie, kishin filluar mosmarrëveshjet.

Ajo nuk e kishte pëlqyer Shkëlqimin dhe i kishte kërkuar Ornelës që të ndahej nga ai. Midis tyre kishte pasur shumë konflikte dhe debate, duke përfunduar disa herë edhe në polici. Sipas zonjës Kajsie, Shkëlqimi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj Ornelës dhe saj. Shkëlqimi gjatë gjithë bisedës deklaroi se kishte ardhur në program që t’i kërkonte falje zonjës Kajsie për çdo debat dhe konflikt që kishte ndodhur midis tyre. Por zonja Kajsie nuk pranonte që ta falte madje vazhdonte të këmbëngulte që ai nuk është personi i duhur për Ornelën.

Në një moment zonja Kajsie tha që Shkëlqimi kishte qenë i martuar dhe që kishte një fëmijë 16 vjeç, gjë të cilën ai nuk e kishte treguar redaksisë së programit “Dua të të bëj të lumtur”. Shkëlqimi e pranoi se është i divorcuar dhe që fëmija jeton me të në shtëpinë e tij. “Unë ia kam premtuar Kajsies që në fillim dhe po ia premtoj përsëri, ajo është vajza jote dhe do jetë pranë teje gjithmonë. Në çdo moment është vajza jote, unë nuk po mundohem që t’ju ndaj”, – ishin fjalët me të cilat iu drejtua Shkëlqimi, Kajsies. Arbana Osmani vendosi që për të sqaruar situatat e kirjuar midis Shkëlqimit dhe Kajsies të merrte në telefon Ornelën.

Nga biseda telefonike që u zhvillua midis Ornelës dhe Arbana Osmanit në programin “Dua të të bëj të lumtur” u kuptua që Ornela nuk dëshironte të bënte një zgjedhje midis nënës së saj dhe Shkëlqimit. Dëshira e saj ishte që Shkëlqimi dhe zonja Kajsie të përmirësonin marrëdhënien midis tyre. Ornela pohoi që mamaja e saj nuk e kishte pëlqyer që në fillim Shkëlqimin dhe se i kishte kërkuar që të ndahej nga ai. Ajo nuk e mohoi faktin që kishte pasur një konfrotim me Shkëlqimin. “Unë e doja shumë Shkëlqimin, besova shumë tek ai por konfliktet midis nesh i thyen disa gjëra. Ai duhet të ndryshojë dhe duhet të rikthejë besimin. Duhet të ndryshojë, të bëhet një njeri familjar, për veten në radhë të parë dhe më pas për të tjerët”.

Gjatë bisedës telefonike Ornela tha që nëse Shkëlqimi nuk do të ndryshonte, ajo do të kujdesej e vetme për fëmijën që do të sjellë në jetë. Gjithashtu Ornela tha që respekti është reciprok dhe se Shkëlqimi e kishte tejkaluar më gjërat që kishte bërë dhe gënjeshtrat që kishte thënë. Pavarësisht çdo gjëje ajo dëshironte shumë që kur të lindte fëmija të kishte si mamanë e saj dhe Shkëlqimin pranë. Debati midis zonjës Kajsie dhe Shkëlqimit vazhdoi edhe pasi mbaroi biseda telefonike. Zonja Kajsie nuk dëshironte që ta falte Shkëlqimin dhe i kërkoi që t’i kthente unazën. Por Shkëlqimi iu përgjigj duke i thënë: “Këtë unazë nuk ma heq dot as ti, as Zoti lart që më ka krijuar, vetëm kur të vdes do të hiqet”. Ai vazhdonte të këmbëngulte që shkaktare e këtyre konflikteve ishte vetë zonja Kajsie. Në fund zonja Kajsie nuk pranoi që ta falte Shkëlqimin pasi sipas saj ai kishte vepruar në të njëjtën mënyrë shumë herë dhe se kjo nuk do të ishte hera e fundit.