“Besoj se do ia dal”/ Artistja me famë botërore rrëfen se është me kancer (FOTO) – AlpeGossip
“Besoj se do ia dal”/ Artistja me famë botërore rrëfen se është me kancer (FOTO)

“Besoj se do ia dal”/ Artistja me famë botërore rrëfen se është me kancer (FOTO)

Super ylli australian, Olivia Newton-John ka treguar se po përballet sërish me kancerin. Kjo është përballja e saj e tretë me kancerin dhe ka vendosur ta bëj publike nëpërmjet një rrëfimi “Sunday Night” të “Channel Seven”.

Ndërsa diagnozën e viti 2013 e mbajti të fshehtë, dhe ajo ka treguar në këtë rrëfim arsyen e këtij vendimi.

“Mendova është jeta ime dhe unë thjesht vendosa ta mbaj për vete”, tregoi ajo.

Në vitin 2013 Olivia u përfshi në një aksident me makinë dhe një masë kancerogjene u shfaq në shpatullën e saj të djathtë.

Ajo tregoi gjatë këtij rrëfimi se fillimisht besoi se ishte shkak i shtrëngimit të rripit të sigurimit, por rezultatet e skanerit treguan se i ishte rikthyer kanceri i gjirit me të cilin ishte përballur rreth dy dekada më parë.

Në momentin që mori vesh se i ishte rikthyer kanceri, Olivia po përjetonte një gjendje të rëndë emocionale pasi një muaj më parë kishte humbur motrën nga kanceri në tru.

Në këtë rrëfim, ylli australian dhe se tashmë është hera e tretë që i është rikthyer kanceri dhe ka filluar të ndjekë terapinë me rrezatim, si dhe po përdor gjithashtu metoda të natyrshme për të ndihmuar në kurimin sa më të shpejt të saj.

Ajo ka ulur konsumimin e sheqerit në dietën e saj, dhe i është rikthyer marihuanës e cila ndihmon në lehtësimin e dhimbjes fizike.

Bashkëshorti i saj, John Easterlin është themeluesi i kompanisë “Amazon Herb Company”, e cila merret me kultivimin e kanabisit.

“Në Kaliforni, është e ligjshme të rritet një sasi e caktuar e bimëve për qëllimet tuaja mjekësore.. Unë jam shumë me fat që jetoj në një shtet ku është e ligjshme dhe kam një burrë që ka një fabrikë të tillë”, tha Olivia.

Ajo rrëfeu se nuk ndjen keqardhje për situatën në të cilën ndodhet dhe se është e vetëdijshme që është me fat që ka qenë në këtë jetë.

“Ka njerëz të tjerë atje duke vuajtur shumë më shumë se mua. Unë jam një person shumë i privilegjuar dhe unë jam shumë i vetëdijshëm për këtë. Unë jetoj në këtë vend të bukur, kam një burrë të mrekullueshëm. Unë i kam të gjitha kafshët që adhuroj. Kam një karrierë të jashtëzakonshme. Unë nuk kam me të vërtetë asnjë gjë për t’u ankuar”, tha Olivia.

Ndërsa kur u pyet se nëse ishte e shqetësuar për kancerin, ajo u përgjigj mëse e bindur: “Unë besoj se do të fitoj mbi të dhe ky është qëllimi im”