Vivian Jupi rrëfen historinë e dashurisë: Ç’më tha babi kur e gjeti Redin në shtëpinë tonë – AlpeGossip
Vivian Jupi rrëfen historinë e dashurisë: Ç’më tha babi kur e gjeti Redin në shtëpinë tonë

Vivian Jupi rrëfen historinë e dashurisë: Ç’më tha babi kur e gjeti Redin në shtëpinë tonë

Vivian dhe Redi Jupi e kanë rrëfyer edhe herë tjetër historinë e tyre të dashurisë, por sot tek Rudina, Vivian tregoi një moment interesant, atë kur iu desh t`i thoshtë të atit, Dr. Mentor Petrelës se kush ishte Redi, djali që ajo e kishte ftuar në shtëpi.

“Ka qenë një histori shumë e bukur me babin. Unë isha me studime në Francë kurse Redi ishte në vitin e dytë në juridik. Unë erdha në Shqipëri dhe e ftova Redin në shtëpi për të mësuar. Se unë dhe motra kemi qenë shumë të lira. Erdhi babi pastaj në shtëpi dhe më pyeti: Kush është ai? ‘Ai është Redi’, i thashë. Në moment nuk më tha gjë, por më vonë më tha: Redi, po kush Red se Redi është gjysma e Shqipërisë? Pastaj unë e sqarova dhe i thashë si ishte puna. Dhe filluan takimet e parë, darkat, njohjet me familjen. Kur unë isha në Paris, Redi dhe babi dilnin të dy për dreka, për kafe dhe kur isnim në darkë babi më thoshte: Është shumë i këndshëm ai shoku yt, është gazmor”, tregoi Vivian.