“SHOKUAN GJITHË BOTËN”/ Këto janë ndarjet më të bujshme hollivudiane – AlpeGossip
“SHOKUAN  GJITHË BOTËN”/ Këto janë ndarjet më të bujshme hollivudiane

“SHOKUAN GJITHË BOTËN”/ Këto janë ndarjet më të bujshme hollivudiane

2018-ta pati shumë lajme të bukura nga bogta e showbiz-it, por edhe lajme të pakëndshme. Dy nga ndarjet më të bujshme të vitit ishin në botën e kinemasë: Jennifer Aniston dhe Justin Theroux i dhanë fund lidhjes së tyre në mënyrë të papritur. Si dhe shkurorëzimi pas dhjetë vitesh martesë mes Chaning Tatum dhe Jenna Dewanin.

Jennifer Aniston dhe Justin Theroux

Pas dy vitesh martesë, Aniston dhe Theroux tronditën fansat duke njoftuar se janë divorcuar. Ata thanë se do të vazhdonin të mbanin një marrëdhënie miqësore.

Chaning Tatum dhe Jenna Dewanin

Jenna dhe Chaning u shkurorëzuan pas 10 vitesh martesë. Çifti ka një vajzë dhe tashmë të dy kanë filluar romanca të reja.

Paris Hilton dhe Chris Zylka

Trashëgimtarja e pasur e “Hilton”, Paris dhe aktori Chris Zylka u ndanë pas një viti fejesë. Chris i kërkoi Paris-it t’ia kthente unazën 2 milionë dollarëshe, që i takonte sipas ligjeve amerikane.

Ariana Grande dhe Pete Davidson

Ariana Grande dhe Pete Davidson zyrtarizuan fejesën vetëm pas një muaj lidhjeje. Dhe romanca e tyre përfundoi po aq shpej sa nisi.

Cheryl dhe Liam Payne

Cheryl Cole dhe Liam Payne u bënë prindër të djalit të pagëzuar me emrin Bear Grey Payne. Por nga ana tjetër kënaqësinë si një familje e bashkuar e shijuan për shumë pak muaj.

P.Diddy dhe Cassie

P.Diddy dhe e dashura e tij, Cassie i dhanë fund lidhjes së tyre 10-vjeçare.

Cardi B dhe Offset

Cardi B dhe Offset u ndanë në dhjetor, vetëm pak muaj pasi u bënë prindër të vajzës Kulture. Pavarësisht se janë parë sërish bashkë, reperja nuk ka pranuar që ata janë ribashkuar.