Largohet përbindëshi nga Shqipëria! Filmohet në liqenin e Skocisë (FOTO) - AlpeGossip
Largohet përbindëshi nga Shqipëria! Filmohet në liqenin e Skocisë (FOTO)

Largohet përbindëshi nga Shqipëria! Filmohet në liqenin e Skocisë (FOTO)

Një vajzë 8 vjeçe ka filmuar një krijesë misterioze, të dyshuar si përbindëshi ‘Loch Ness’ në liqenin e Skocisë me këtë emër.

Laria Annand ishte duke qëndruar pranë liqenit me gjyshen e saj Marie kur vunë re një lëvizje të çuditshme në ujë dhe panë kokën e një krijese të gjatë, të paidentifikuar.

Nuk kishte asnjë anije apo njerëz rrotull, kështu që Marie gjeti rastin për të bërë disa filmime.

“Ne po bënim fotografi me njëra-tjetrën dhe kishim futur këmbët në ujë. Për një moment pashë që uji u ndot dhe kishte shumë valë. Dukej sikur diçka po lëshonte dritë dhe ishte shumë e gjatë. Bëra disa fotografi dhe më pas mbesa më kërkoi celularin për të bërë video. Ishte shumë e çuditshme. E vetmja gjë që mendoj është se kemi parë përbindëshin e liqenit Ness”, tha ajo për Dailymail.

Kujtojmë se në dhjetor të 2017 u filmua një krijesë e ngjashme në Liqenin e Prespës dhe dyshohej se ishte pikërisht ky përbindësh që kishte arritur në vendin tonë.