Revoltohet Adelina Ismaili: K*rvat janë bërë të zgjuara (FOTO) – AlpeGossip
Revoltohet Adelina Ismaili: K*rvat janë bërë të zgjuara (FOTO)

Revoltohet Adelina Ismaili: K*rvat janë bërë të zgjuara (FOTO)

Këngëtarja Adelina Ismaili, pas sjelljes në jetë të djalit të saj Uliksit shënoi një periudhë të gjatë shkëputjeje nga karriera muzikore. Vetëm pak kohë më parë në një intervistë për “Nin” Adelina zbuloi vështirësitë e të qenit mami dhe periudhën që kaloi pas vdekjes së nënës.

“Kam kaluar një fazë ekstremisht të vështirë. Mami ka ndërruar jetë në prill, unë kam mbetur shtatzënë në korrik. Ka qenë një intensitet ekstrem i ndjenjave. Përballja me humbjen e njeriut më të madh në jetë, pastaj me jetën që po zhvillohej brenda teje… Në një anë ka qenë gëzim i tepruar, në tjetrën dhimbje e tepruar. Për herë të parë jam rrëzuar prej peshës së ndjenjave. Më dukej se një anë e imja po ngrihej lart, tjetra po fundosej”, u shpreh pak muaj më parë në një intervistë Adelina.

Ndërkohë që e ka marr veten dhe i është rikthyer edhe karrierës artistike, Adelina na ka befasuar të gjithëve me një status të postuar në Instastory.

“Është bërë e vështirë sepse kurvat janë bërë të zgjuara”, ka shkruar këngëtarja e njohur në postimin e saj në Instastory.

Një shprehje plot mllef që duket se Adelina ia dedikon një personi konkret. Kush ta ketë mërzitur këngëtaren shqiptare?