“VAJZAT SHESIN VETEN E TYRE PËR MATERIALE”/ Shqipja habit me deklaratat: 15-16 vjeçe që shohin… – AlpeGossip
“VAJZAT SHESIN VETEN E TYRE PËR MATERIALE”/ Shqipja habit me deklaratat: 15-16 vjeçe që shohin…

“VAJZAT SHESIN VETEN E TYRE PËR MATERIALE”/ Shqipja habit me deklaratat: 15-16 vjeçe që shohin…

A janë të sinqertë shqiptarët në “dating”? Kjo ishte pyetja e ngritur ditën e sotme në rubrikën “Në Trotuar” në emisionin “E Diell” në Top Channel. Të ftuarit kishin mendime nga më të ndryshmet.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj” shprehet se “nuk ka sinqeritet në një takim” dhe prandaj është vetëm.

“Prandaj jam vetëm, se njerëzit modifikohen. Unë dal me Manushin, bëj atë që nuk jam dhe Manushi shfaqet ashtu siç nuk është. Më ka rastisur të flas me një person që thotë se ka familje të mirë, punë stabël dhe në fakt më doli person që nuk ishte ashtu”, u shpreh Shqipja.

Kjo e fundit shtoi se më mirë të shfaqet ashtu si është, pasi do ta pranonte si të jetë.

“Nuk dua të lidhem me një person për shkak të ekonomisë. Dua të jetë ambicioz që të më japë mundësi të jem ambicioze. Mashkulli të tërheq”, tha ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë.

Madje ajo i habiti të gjithë kur tha se “mashkulli ka të drejtë kur thonë se vajzat janë materialiste”.

“Janë shumë materialiste dhe e shesin veten e tyre për materiale. Por nuk janë të gjitha kështu. Çfarë ju ofron mashkulli? Ka vajza 15-16 vjeçe që shohin makinat”, tha Hysenaj.