Ju e dini se si funksionojnë gjërat për ne shqiptarët, dy të rinj njihen, dashurohen dhe vjen momenti kur pihen fillimisht “kafet e vogla” (takimi i familjarëve) dhe pastaj “kafet e mëdha” (ku takohen të dyja fiset).
Këto tradita, nuk ndiqen shumë sot, ama Romir Zalla, aktori i njohur e mban mend mirë se si është ndjerë kur ai dhe familja e tij kanë shkuar për të pirë “kafet e vogla” tek shtëpia e Suelës.
Në një foto krah Suelës, sot bashkëshortja e tij dhe nje ndër koleget më të mira, Romiri shkruan: “Si sot 18 vite më parë, piva kafet e vogla tek shtëpia e kësaj gocës” – përfundon ai.
Burrë i devotshëm Romiri, jemi të bindur që Suelës i është bërë shumë qejfi!