Nuk ka më dyshime: Ky është shkaku i sherrit mes Robert Berishës dhe Tunës – AlpeGossip
Nuk ka më dyshime: Ky është shkaku i sherrit mes Robert Berishës dhe Tunës

Nuk ka më dyshime: Ky është shkaku i sherrit mes Robert Berishës dhe Tunës

Që prej ditës së djeshme kryefjalë e mediave ka qenë marrëdhënia mes Robert Berishës dhe kunatës së tij, Tunës. Deklarta e tij nga emisioni i pasdites “Rudina”, se nuk donte ta takonte asnjëherë Tunën ka ngjallur reagime të shumta.

“Me Tunën nuk shihemi. As nuk dua që të takohemi. Nora është 15 vite në skenën shqiptare dhe ka shumë fansa si në Kosovë e në Shqipëri. Për Patrisin e Tianin, e jap jetën. Nora, me asnjë artist nuk ka pasur asnjë problem. Tuna ka probleme me të gjithë. I kërkoj shumë falje Patrisit se nuk ishim në atë ditëlindje dhe nuk do të kemi mundësi në asnjë ditëlindje”, rrëfeu Roberti duke i befasuar të gjithë me deklaratën e tij.

Mirëpo menjëherë pas kësaj deklarate të Robertit, mediat kosovare kanë filluar të shkruajnë se ai nuk shkoi në festën e ditëlindjes së parë të Tianit pasi në të ishte e ftuar edhe Arona, e cila pretendohet se është vajza jashtëmartesore e këngëtarit të njohur.

 

Ditën e sotme një burim i sigurt për “Blitz.al” ka konfirmuar se “molla e sherrit” mes Robertit dhe Tunës ka qenë fakti se në ditëlindjen e Tianit ishte ftuar fëmija jashtëmartesor i tij dhe nëna e fëmijës. Ky fakt e ka acaruar Robertin aq shumë saqë sipas këtij burimi gjithçka ka përfunduar në një sherr të madh midis dy palëve.

I njëjti burim ka konfirmuar se fëmija jashtëmartesor i Robertit nuk është thjesht një thashethem, sikurse e ka cilësuar ai, por është mëse i vërtetë si informacion. Madje nëna e vajzës është shoqe e ngushtë e Tunës, ndaj kjo e fundit e kishte ftuar edhe në ditëlindjen e të birit.

Sipas burimit për “Blitz.al” situata është tensionuar akoma më shumë, pasi Roberti dhe Nora e kanë konsideruar këtë gjest si një hakëmarrje të Tunës ndaj Norës, me të cilën ka pasur një konflikt vite më parë.