Trendi më i ri i varëseve do t’i bëjë veshjet tuaja të duken shumë herë më të shtrenjta - AlpeGossip
Trendi më i ri i varëseve do t’i bëjë veshjet tuaja të duken shumë herë më të shtrenjta

Trendi më i ri i varëseve do t’i bëjë veshjet tuaja të duken shumë herë më të shtrenjta

Bizuteritë janë shumë të rëndësishme për një veshje të kompletuar dhe nuk duhet të hezitoni të shtoni koleksionin tuaj, sidomos kur bëhet fjalë për trende të reja që janë të parezistueshme.

Këtë vit në modë duket se janë linja e stilit të bizhuterive Aligeri me bazë në Londër, e cila krijon medalje të mahnitshme të frymëzuara nga filmi “Divine Comedy” i poezisë së shkrimtarit Dante Aligeri.

Dezenjuesja Rosh Mahtani shpjegoi në faqen e saj se ajo donte të krijonte diçka moderne të frymëzuar nga literatura dhe varëset që duken si monedha si nga antikiteti.

Medaljet të gjitha tregojnë historinë e tyre, duke iu referuar momenteve të ndryshme të poemës, por një pjesë e koleksionit të ri u kushtohet të gjitha shenjave të zodiakut në disqe pak më të vegjël, që do të thotë se ju mund të zotëroni një copë që është unike personale.

Dhe mos harroni se këto varëse kaq të veçanta veçse do t’ju zbukurojnë veshjen, do ta bëjnë të duket edhe e shtrenjtë.