‘S’e paska parë ‘Xing-un’ ky’: Kejvina bën batutën epike që do të kënaqë të gjithë kritikët – AlpeGossip
‘S’e paska parë ‘Xing-un’ ky’: Kejvina bën batutën epike që do të kënaqë të gjithë kritikët

‘S’e paska parë ‘Xing-un’ ky’: Kejvina bën batutën epike që do të kënaqë të gjithë kritikët

Ashtu siç ka deklaruar dhe më parë, velina Kejvina Kthella, përpara se të bëhej pjesë e “Xing me Ermalin”, ka jetuar për vite të tëra në Itali, çka shpjegon edhe mungesën e saj të rrjdhshmërisë në të folur.

Siç tregoi dhe moderatori Ermal Mamaqi, shpeshherë në rrjetet sociale Kejvinës i bëhet kjo kritikë dhe gjatë puntatës së sotshme, ajo e pranoi publikisht këtë “defekt” të sajin dhe pyeti aktorin Gazmend Gjoka se çfarë duhet të bëjë që dhe ajo të flasë rrjedhshëm si aktorët.

“Po ti s’ke nevojë për mësim, e mësuar je!”- i tha aktori, i cili me siguri nuk e ka pritur replikën e velinës. “Nuk e paska parë ‘Xing-un’ ky!”-u shpreh Kejvina ndërkohë që publiku dhe vetë moderatori Mamaqi shpërthyen në të qeshura.