“SI NISI E GJITHA?” Capital T flet më në fund për “zënkën” e shumëpërfolur me Majk (FOTOT) – AlpeGossip
“SI NISI E GJITHA?” Capital T flet më në fund për “zënkën” e shumëpërfolur me Majk (FOTOT)

“SI NISI E GJITHA?” Capital T flet më në fund për “zënkën” e shumëpërfolur me Majk (FOTOT)

Ditën e sotme rrjeti u pushtua nga lajme mbi prishjen e marrëdhënieve mes dy këngëtarëve të famshëm Capital T dhe Majk.

Si nisi e gjitha?

Shkak për këto lajme u bënë  dy postime të artistëve në rrjetet sociale, të cilat na bëjnë të dyshojmë se e kanë me njëri-tjetrin.

Ka qenë Majk i pari që ka bërë një postim plot ofendime ndaj dikujt, pa përmendur emër, në InstaStory.

Ndërkohë nga ana tjetër, Capital postoi këtë foto, që dukej si një kundërpërgjigje, ku shkruante:

“Përse urrejtje kur unë kam shfaqur dashuri. Përse je i inatosur vëlla?”

 

“Prive.al” raportoi se kjo hatërmbetje vjen pas konfirmimit të duetit të Capital T me Ledrin i cili publikohet pasnesër si pjesë e albumit “Skulpturë”.

Bashkëpunimi duket të mos i ketë pëlqyer Majk, i cili nuk ka publikuar asgjë nga projekti i ri i Trimit, në shenjë mbështetjeje sikur bënte gjithmonë!

Mirëpo, e vërteta qenka krejt ndryshe.

Anabel.al ka kontaktuar me Capital T, i cili ka treguar se këto aludime “janë thjesht thashetheme”.

“Ende nuk kam fol me Majk, por s’kemi ndonjë problem,” shtoi ai.

Postimi i Majk është shkëputur nga kënga “New Slaves” e Kanye West, pjesë e albumit “Yeezus” (2013), e cila trajton racizmin kundrejt afro-amerikanëve.

Fraza “But I’d rather be a di*k than a swallower” ka kuptimin që pavarësisht të gjithave, ai nuk do të lejojë që të keqtrajtohet nga të tjerët dhe postimi i Majk mund të lidhet edhe me situatën aktuale kaotike të racizmit në SHBA.

Mes dy artistëve nuk ka asnjë hatërmbetje dhe ata vijojnë të ruajnë të njëjtat marrëdhënie.

Kujtojmë se ata në të shkuarën kanë bërë 2 bashkëpunime, fillimisht “Pasha jetën” dhe bashkëpunimi i fundit “Hala”, i publikuar para 7 muajsh.

Të dyja këngët kanë rezultuar shumë të sukseshme dhe shpresojmë që artistët të sjellin një tjetër duet në të ardhmen.