“T’KA MAMI YLL”/ Zbulohet spektakli i ri i Ilda Bejlerit (FOTOT) – AlpeGossip
“T’KA MAMI YLL”/ Zbulohet spektakli i ri i Ilda Bejlerit (FOTOT)

“T’KA MAMI YLL”/ Zbulohet spektakli i ri i Ilda Bejlerit (FOTOT)

Ilda Bejleri do të rikthehet në ekranin televiziv, në ABC, këtë herë  ndryshe, larg sportit, por pranë fëmijëve me spektaklin “T’ka mami yll”. Fëmijët do të sfidojnë njëri- tjetrin në kërcim e pranë mamave të tyre që do të mbështesin e mbrojnë vajzat e djemtë e tyre përgjatë kësaj gare të fortë.

“Pasi riktheva dallandyshet, me një sukses spektaklor, i rikthehem baleti në një tjetër spektakël të jashtëzakonshëm: T’ka mami yll. Dance Reality Show, në televizionin ABC, do të vijë Premierë Absolute, këtë sezon të ri televiziv, nën prezantimin tim”, shkruan Ilda.

Dje kanë nisur dhe xhirimet e para për realizimin e këtij reality show. Koreografi Albi Nako, ideatori dhe drejtori artistik i këtij projekti shpjegon se “T’ka mami yll” do të vijë në ekranin e ABC jo vetëm si spektakël javor, por edhe si një format i përditshëm reality, ku do të zbulohen gjithë dinamikat e sfidave.

Beteja do të filloje së shpejti në ABC, me autorësi të Zefina Hasanit, e njohur si autore e “Big Brother Albania”, “The Voice of Albania” , “Dancing with the stars Albania” dhe “Hell’s Kitchen”.