Pasi i mori milionat, këngëtarja shqiptare ndahet nga i dashuri (FOTO) – AlpeGossip
Pasi i mori milionat, këngëtarja shqiptare ndahet nga i dashuri (FOTO)

Pasi i mori milionat, këngëtarja shqiptare ndahet nga i dashuri (FOTO)

Sapo ka publikuar këngën “IDGAF” me të cilën mori një vëmendje të madhe dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për jetën private të Dua Lipës.

Këngëtarja shqiptare është ndarë nga i dashuri i saj Paul Klein pas 5 muajsh lidhje. Sipas “The Sun”, Dua ka filluar të shkëmbejë mesazhe me ish-in, modelin Isaac Carew.

“Dua dhe Paul kalonin mirë bashkë, por gjërat nuk funksionuan. Dua ka filluar të shkëmbejë mesazhe me Isaac, por nuk janë takuar sepse ajo ndodhet jashtë vendit”, ka thënë një burim.

Kujtojmë që Dua dhe Paul ishin një çift shumë i dashur për publikun. Madje pak kohë më parë u vu në dukje fakti që sa herë Dua postonte foto me Paulin arrinte të merrte miliona pëlqime në fotot me të.