Që kur u bë publik lajmi se Zaimina është shtatzënë, këngëtarja ka qenë çdo ditë në vëmendjen e mediave, si për fotot ku tregon barkun e rrumbullakosur apo ndryshimet që ka pësuar gjatë kësaj periudhe.
Pritjes së ëmbël po i vjen fundi pasi Zaimina është në muajin e 9 të shtatzënisë dhe këtë muaj do sjellë në jetë një vajzë.
Sot këngëtarja ka postuar një foto ku shihet në kuzhinë, e veshur me xhinse dhe një kanotiere të cilën e ka ngritur për të treguar barkun akoma më qartë.
“E hënë”, kaq shkruan këngëtarja krah fotos ndërsa ka bërë të ditur se ndodhet në kuzhinën e shtëpisë së saj.
Kujtojmë që në baby showr-in e organizuar pak kohë më parë, Zaimina zbuloi edhe emrin e vajzës të cilën ajo dhe partneri kanë vendosur ta quajnë Khloe.