SI U HARRUA NGJARJA E BLLOKUT/ Elvana Gjata bën veprimin që nuk pritej (FOTO) – AlpeGossip
SI U HARRUA NGJARJA E BLLOKUT/ Elvana Gjata bën veprimin që nuk pritej (FOTO)

SI U HARRUA NGJARJA E BLLOKUT/ Elvana Gjata bën veprimin që nuk pritej (FOTO)

Elvana Gjata është duke shijuar suksesin e filmit “Dy gisht mjaltë” dhe veprimi i saj na  tregon se e ka hedhur  pas krahëve ngjarjen e bllokut.

Kur emri i Elvanës dhe i të fejuarit ishte kudo në çdo media dhe komentoheshin në çdo emision , pas ngjarjes së bllokut ajo zgjodhi të zhdukesh duke mos dhënë asnjë deklaratë. Pas dy muajsh këngëtarja do të rikthehej me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”.

Nuk e kam aspak të lehtë këtë moment, por e kuptoj që më duhet ti them dy fjalë, pasi u detyrohem shumë të gjithë atyre që çdo ditë më kanë shkruar duke më pyetur për shëndetin, e duke më ofruar mbështetjen e tyre… kolegë, miq, të afërm, dhe sigurisht ata që kurrë nuk më kanë braktisur e kurrë nuk kanë reshtur me dashurinë e tyre ndaj meje dhe muzikës time, fansat e mi.Po… kam kaluar një periudhe shumë të vështirë… fizikisht dhe moralisht… e dërrmuar dhe e vrarë nga fjalë, fjalë,fjalë… edhe më shumë sesa unë në këtë moment mund të shpreh me fjalë…Kurrë në jetën time si kam dashur keq askujt…ajo që kam dashur gjithmonë është të shoh veç lumturi, kudo ku kemi qenë bashkë, në çdo koncert e çdo video që ju keni publikuar me këngët e mia.
Nuk e kam aspak të lehtë, por ju kam ju… e do vazhdoj të bëj atë për të cilën më keni dhuruar kaq shumë dashuri në më shumë se 10 vjet e pa të cilën nuk di a mund të jetoj”

Mirëpo çfarë ndodhi dhe pse Elvana vendosi ta fshinte këtë postim ?

Pasi i hodhëm një sy llogarisë së Elvanës shkrimi prekës ku të gjithë u prekem dhe e mbështetëm ishte fshirë. Tani ose Elvana e harroi gjithçka kaq shpejt ose shkrimi ishte thjesht një “mini show” për të treguar rikthimin e saj për projektet e reja… /AlpeGossip.al