PAMJE TË MREKULLUESHME/ Del në shitje ishulli unik privat për 3 milionë dollarë (FOTO) – AlpeGossip
PAMJE TË MREKULLUESHME/ Del në shitje ishulli unik privat për 3 milionë dollarë (FOTO)

PAMJE TË MREKULLUESHME/ Del në shitje ishulli unik privat për 3 milionë dollarë (FOTO)

Një pronë e veçuar në zemër të Ishujve Thimble, me pamje panoramike mahnitëse, është vënë në shitje për 3 milion dollarë.

Cut In Two Island West është një ishull privat i cili ka një vendkalim unik që të lidh me një tjetër ishull që të lë pa frymë, po ashtu i quajtur Cut in Two Island East, duke dhënë iluzionin se dikur kanë qenë një ishull i vetëm por që tani është ndarë në dy pjesë.

Ishulli ka shtëpi të stilit Viktorian dhe pamja e saj pa kufij nxjerr në pah natyrën e mrekullueshme te vendit.

Ai është në pronësi të ‘Island Lady’ Christine Svenningsen e cila bleu disa nga pronat në vitin 2004.

Ishulli përfshin një banesë kryesore me katër dhoma gjumi si edhe një shtëpi më të vogël.