A DO T’I RIKTHEHET MUZIKËS ZAIMINA? Këngëtarja zbulon planet e reja – AlpeGossip
A DO T’I RIKTHEHET MUZIKËS ZAIMINA? Këngëtarja zbulon planet e reja

A DO T’I RIKTHEHET MUZIKËS ZAIMINA? Këngëtarja zbulon planet e reja

Prej disa kohësh është larguar nga skena muzikore, por Zaimina është mjaft aktive në rrjete sociale.

Ajo prej disa muajsh është bërë nënë për herë të parë dhe duket se po e shijon në maksimum këtë periudhë në jetën e saj dhe ka vendosur t’i përkushtohet plotësisht.

Madje sot për “Prive” ajo ka zbuluar se me shumë gjasa nuk do t’i kthehet më muzikës.

“Edhe po edhe jo, por përqindja më e madhe është jo” – u shpreh Zaimina.

Gjatë intervistës ajo tregoi gjithashtu edhe talentin e saj në pikturë që deri më tani nuk e kishte bërë publik.

Ndër të tjera këngëtarja tha se ka ndërmend t’i dedikohet më shumë arkitekturës dhe do e zgjidhte gjithmonë para muzikës.