Vetëm pak orë në Shqipëri, reperi i njohur italian e flet shqipen më mirë se ne (FOTO) – AlpeGossip
Vetëm pak orë në Shqipëri, reperi i njohur italian e flet shqipen më mirë se ne (FOTO)

Vetëm pak orë në Shqipëri, reperi i njohur italian e flet shqipen më mirë se ne (FOTO)

Së fundmi reperi i njohur shqiptar Noizy ka lajmëruar se është duke punuar për këngën e tij më të re, e cila do të jetë një bashkëpunim me reperin e njohur italian Ghali, i cili së fundmi ka mbërritur në Shqipëri.

Ai ditën e djeshme erdhi në vendin tonë dhe pasi është pritur në aeroport nga Noizy, reperi i ka bërë një xhiro me makinë në kryeqytet. Ghali nëpërmjet postimeve që ka bërë në instastory ka treguar se mezi e ka pritur vizitën e tij në Shqipëri, pasi ka postuar vazhdimisht video ku shfaqen pamje nga Tirana.

Madje në njërën prej tyre Ghali shihet së bashku me Noizyn, duke dhënë lekë tek disa fëmijë që e kanë ndalura në rrugë dhe madje ka mësuar të flas edhe shqip.

Në një postim tjetër, ai shihet se ka pozuar në një nga ndërtesat e kryeqytetit dhe përmbi foto ka shkruar: “Ku janë shqipet?” , fjalë këto që me siguri ja ka mësuar Noizy.