“U ELEMINUA NGA DANCE ALBANIA”/ Arta Nitaj zbulon çfarë e zhgënjeu – AlpeGossip
“U ELEMINUA NGA DANCE ALBANIA”/ Arta Nitaj zbulon çfarë e zhgënjeu

“U ELEMINUA NGA DANCE ALBANIA”/ Arta Nitaj zbulon çfarë e zhgënjeu

Modelja Arta Nitaj u eliminua nga “Dance Albania” në natën e pestë. Largimi i saj nuk u prit mirë në rrjet pasi u konsiderua i parakohshëm. Reagimet ishin të shumta, një prej personazheve që reagoi ishte këngëtarja Dafina Zeqiri.

U eliminua nga 'Dance Albania', Arta Nitaj zbulon çfarë e

Së fundmi, vetë Arta ka reaguar rreth eliminimit të saj në një intervistë për “Prive”. Modelja u shpreh e zhgënjyer që nuk i dhanë një shans të dytë.

U eliminua nga 'Dance Albania', Arta Nitaj zbulon çfarë e

“Unë nuk jam zhgënjyer për votat e jurisë që mora natën e 5-të, se ndoshta nuk ka qenë performanca ime më e mirë. Por, mund të them se ndoshta edhe nuk kam pasur fat, se ne jemi mësuar me ia lënë fatit keq. Se ka pasur aty që katër javë përpara, konkurrentë që nuk janë paraqitur mirë, dy hapa nuk kanë ditur me i bërë në skenë, por iu është dhënë një mundësi për javën tjetër. Mua nuk më është dhënë asnjë shans i dytë. E ky ka qenë zhgënjimi im nga emisioni. Nuk jam dëshpëruar as nga juria as nga produksioni. Nuk ka pasur mundësi me folur as me produksionin as me askënd për largimin tim”, tha ajo.