“ME DASHURI PËR GRUAN…”/ Angela Martini na tregon me këtë VIDEO surprizën e bashkëshortit dhe ja çfarë shkruan në postim – AlpeGossip
“ME DASHURI PËR GRUAN…”/ Angela Martini na tregon me këtë VIDEO surprizën e bashkëshortit dhe ja çfarë shkruan në postim

“ME DASHURI PËR GRUAN…”/ Angela Martini na tregon me këtë VIDEO surprizën e bashkëshortit dhe ja çfarë shkruan në postim

Angela Martini ka marrë një surprizë më shumë se të bukur nga bashkëshorti i saj, që me siguri do të shkrinte zemrat e çdo vajze. Modelja shqiptare ka treguar se mëngjesin e djeshëm është zgjuar e mbuluar nga trëndafila të kuq në shtëpi dhe e gjithë kjo ishte përgatitur nga partneri i saj, Dragos Savulescu.

Ai nuk kishte harruar të shkruante dhe një pusullë për Angelan, që ishte akoma dhe më e veçantë se surpriza me trëndafila.

“Me dashuri për gruan më të mrekullueshme në botë! Burri yt me fat”, kishte shkruar Dragos.

Ndërsa Angela ka treguar se është emocionuar dhe se mendon pas gjithë kësaj se ai e do shumë.

“U zgjova kështu këtë mëngjes dhe wow mendoj se ai më do”, shkroi modelja përkrah postimit.

Para disa muajsh u përfol se Angela ishte shtatzënë për herë të parë, mirëpo rezultoi se ishin thjesht aludime të fansave të saj.

Kliko linkun për videon

 

https://www.instagram.com/p/CHGcFr-HpC7/?utm_source=ig_web_copy_link