PËR MOTIVIM, VETËBESIM DHE DASHURI NDAJ VETES/ Këto janë disa nga librat e preferuar të Taynës (FOTOT) – AlpeGossip
PËR MOTIVIM, VETËBESIM DHE DASHURI NDAJ VETES/ Këto janë disa nga librat e preferuar të Taynës (FOTOT)

PËR MOTIVIM, VETËBESIM DHE DASHURI NDAJ VETES/ Këto janë disa nga librat e preferuar të Taynës (FOTOT)

Përpara pak ditësh, Tayna ka shpërndarë disa prej librave në bibliotekën e saj, nëpërmjet postimeve në Story-t e Instagram. Tematikat e tyre janë kryesisht në lidhje me dashurinë ndaj vetes, vetëbesimin, motivimin dhe shërimin shpirtëror.

1. The Monk Who Sold His Ferrari

Për motivim, vetëbesim e dashuri ndaj vetes: Disa nga librat e

“The Monk Who Sold His Ferrari” është një libër vetë-ndihmues nga Robin Sharma, një shkrimtar dhe folës motivues. Libri është një fabul biznesi që rrjedh nga përvojat personale të Sharma-s, pas largimit të tij nga karriera si avokat i çështjeve gjyqësore, në moshën 25 vjeçare.

2. The Self Love Workbook

Për motivim, vetëbesim e dashuri ndaj vetes: Disa nga librat e

Është një guidë me synim rritjen e vetëvlerësimit dhe njohjen e vlerave tuaja për të gjetur lumturinë e mirëfilltë.

3. The Self-Esteem Workbook

Për motivim, vetëbesim e dashuri ndaj vetes: Disa nga librat e

Ky libër shërben si një guidë gjithëpërfshirëse dhe ofron “teknika të provuara për t’ju përgjigjur zërit tuaj autokritik”. Ju ndihmon të vendoni dhe të arrini qëllime që do të pasurojnë jetën tuaj.

4. The 48 Laws of Power

Për motivim, vetëbesim e dashuri ndaj vetes: Disa nga librat e

Libri i autorit amerikan Robert Greene është një nga më të shiturit në Shtetet e Bashkuara.

5. The Definitive Book Of Body Language

Për motivim, vetëbesim e dashuri ndaj vetes: Disa nga librat e

Libri bestseller, zbulon sekretet e komunikimit joverbal për t’ju dhënë besim dhe kontroll në çdo takim ballë për ballë, nga krijimi i një përshtypjeje të parë të mirë deri të një intervistë pune e suksesshme apo gjetja e një partneri.

6. Loving Him Without Losing You

Për motivim, vetëbesim e dashuri ndaj vetes: Disa nga librat e

Ky libër shërben si një guidë për marrëdhënie më të suksesshme. “Si të mos zhdukesh më dhe të fillosh të jesh vetvetja”.

7. Chakra Healing – A Beginner’s Guide to Self-Healing Techniques that Balance the Chakras

Për motivim, vetëbesim e dashuri ndaj vetes: Disa nga librat e

Brenda të gjitha qenieve të gjalla gjenden shtatë qendra të fuqishme të energjisë, të quajtura “çakra”. Libri ju prezanton me to.

8. You Can Heal Your Life

Për motivim, vetëbesim e dashuri ndaj vetes: Disa nga librat e

Libri i Louise Hay thekson se ne jemi përgjegjës për gjithçka në jetën tonë dhe se çdo mendim krijon të ardhmen tonë.

9. Love Yourself, Heal Your Life

Për motivim, vetëbesim e dashuri ndaj vetes: Disa nga librat e

Një libër mbi teknikat e dashurisë ndaj vetes dhe të menduarit pozitivisht, përsëri nga Louise Hay, një nga autoret e preferuara të Taynës.

Reperja tregon se shkruan thuajse çdo ditë në një ditar me mbishkrimin “Writing is Cheaper Than Therapy” (Të shkruash është më e lirë se terapia). Ajo gjithashtu përdor një “Gratitude Journal” ose “Ditar mirënjohjeje”, në të cilin shkruan çdo ditë, 3 gjëra për të cilat është mirënjohëse.

Në fund, Tayna tregon edhe për një “DUA Journal”, Ditar i Lutjeve, në të cilin ajo shkruan lutjet dhe lexon këshilla dhe lutje të tjera nga Kurani, të vendosura në fletët e ditarit.