Bëri NAMIN se burri puthi kolegen, Almeda tregon si i gjeti në sheshxhirim: Ata ishin… – AlpeGossip
Bëri NAMIN se burri puthi kolegen, Almeda tregon si i gjeti në sheshxhirim: Ata ishin…

Bëri NAMIN se burri puthi kolegen, Almeda tregon si i gjeti në sheshxhirim: Ata ishin…

Pak muaj më parë bëri bujë në mediat turke lajmi se Almeda Abazi kishte shkuar në sheshxhirimin e serialit “Perla e zezë”, ku Tolgahan luante rolin kryesor dhe kishte parë bashkëshortin dhe aktoren tjetër Hande Erçel duke u puthur për një skenë.

Tolgahan duke u puthur me Hande Erçel në serialin “Perla e zezë”
Mediat shkruanin se Almeda ishte shtyrë nga fansat që të shkonte të shihte Tolgan në xhirimet e serialit dhe madje shkruajtën se ajo e kishte “bastistur setin e xhirimeve”.

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Almeda sqaroi se ajo çfarë kanë shkruar mediat turke nuk ka qenë aspak e vërtet dhe se kur kishte shkruar në sheshxhirim, e ka gjetur Tolgën duke xhiruar një skenë me babain e tij në serial.

“Unë nuk para shkoj në setin e xhirimeve të Tolgës sepse nuk më pëlqen t’i ndërhyj, por një natë u bë shumë vonë, 3 e natës dhe ai ishte akoma me xhirime. Unë nuk fle dot vetëm dhe po e prisja. Tolga më tha të shkoja në set dhe fillimisht refuzova. Por ai këmbënguli dhe tha të shkoja sepse nuk ishte ndonjë skenë që mund të bënte mediat të flisnin.

 

Ata po xhironin skenën ku Tolga dhe babai i tij në serial janë duke pirë çaj buzë detit dhe po qajnë hallet. Kur mbaroi seti i xhirimeve, unë dhe Tolga shkuam për në makinë, kur paparacët na fotografuan. Të nesërmen shoh lajmet, ‘Shokuese Almeda kapi mat Tolgën në set, ai ishte duke u puthur me aktoren, Almeda shumë xheloze, bëri namin’, shkruanin mediat. ‘Seriozisht?’, thashë me vete. Këto lajme nxjerrin shpesh prandaj nuk preferoj t’i kthej përgjigje”, tregoi Almeda.