TË HASH DREKË ME NJË GRUA,ARRESTOHESH/ Ja ku ndodh… (FOTO) – AlpeGossip
TË HASH DREKË ME NJË GRUA,ARRESTOHESH/ Ja ku ndodh… (FOTO)

TË HASH DREKË ME NJË GRUA,ARRESTOHESH/ Ja ku ndodh… (FOTO)

Autoritetet në Arabinë Saudite kanë arrestuar një egjiptian pas publikimit të një videoje që e shfaqë atë duke ngrënë mëngjes me një bashkëpunëtore femër në një hotel në Jeddah.

Burri filmoi vetën ulur afër koleges, e cila ishte veshur me ferexhe, derisa ata kanë ngrënë kafjall së bashku.

Video shfaq çiftin duke qeshur në kamera dhe shfaqur edhe ushqimin e tyre.

Në një moment në klip, gruaja mund të shihet duke i dhënë një copë ushqimi burrit, e cila mendohet se ka shkaktuar debat në internet duke kërkuar dënimin e saj.

Një përdorues në Twitter tha se gruaja fetare duhet të mbajë kufi në mes të saj dhe kolegëve. Ajo e fajësoi gruan, derisa një tjetër pyeti se pse gruaja nuk po dënohej.

“Qeshje dhe ushqim në vendin e punës…ku janë kufijtë tuaj?, shkroi ajo.

Disa orë pas publikimit të videos, Ministri i Punës dhe Zhvillimit Social konfirmoi me anë të një komunikate se burri emri i të cilit nuk u bë publik është arrestuar.

Në pyetje është marrë edhe pronari i hotelit lidhur me kushtet që u ofron femrat në vendin e punës.